Siç merr vesh Open-TV, Shkëndija sipas të gjitha gjasave do të vendos që për trajner të ri ta emërojë Shpëtim Duron nga Shqipëria, i cili edhe në të kaluarën ka qenë trajner i kuqezinjve nga Tetova.
Duro gjatë sezonit që kaloi drejtoi Lacin nga Shqipëria me të cilën skuadër luajti edhe në finale të kupës, ku humbi nga Vllaznia e Shkodrës.
62 –vjeçari me sukses udhëhoqi Shkëndijen para shtatë vitesh, ku nga zona e rënies e dërgoi në kualifikimet e Europa League, duke shënuar 11 fitore, 4 barazime dhe vetëm 2 humbje.
Të kujtojmë se, Shkëndija gjatë ditëve të kaluara ka kontaktuar me Vasovskin, Bazhdarevicin, Munishin dhe disa të tjerë, por si duket Duro do të ulet në pankinën kuqezi.