Toshevski bindet nga drejtuesit e Tiranës

Futboll

Toshevski bindet nga drejtuesit e Tiranës

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:23
Toshevski bindet nga drejtuesit e Tiranës

Kristijan Toshevski ishte një prej futbollistëve që pritej të largohej nga Tirana.

Por duket se lojtari është bindur me kushtet e vendosura nga drejtuesit e klubit bardheblu. “Infosport” raporton se futbollisti i ardhur nga Vardari në vitin 2020 do të vazhdojë në kryeqytetin shqiptar.

Të paktën edhe për një vit tjetër Tosheveskin do ta shohim te Tirana, duke vazhduar që të jap kontributin e tij me ngjyrat bardheblu.

Për shumë futbollistë të këtij klubi ka pasur interes të madh dhe për këtë arsye bindja e tyre për të vazhduar është një sfidë më vete.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat