Junior, vendimtar

Futboll

Junior, vendimtar

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:27
Junior, vendimtar

Vinicius Junior, sulmues i Real Madrid vendimtar në finalen e Champions League me golin e fitores, ka dhënë një intervistë për AS, ku ka ripërshkuar ecurinë e tij te Los Blancos nga momenti i transferimit të tij në Madrid.

“Mbërritja te Real Madrid në moshën 18 vjeç dhe ka qenë shumë e komplikuar, veçanërisht për mua që jam bërë profesionist në moshën 16 vjeç pa kompletuar të gjithë rrugëtimin bazë”, ka thënë braziliani.

“Megjithatë, i kam pasur gjithmonë idetë të qarta dhe klubi më ka dhënë besim, që ishte edhe gjëja për të cilin kisha më shumë nevojë”.

“Kam jetuar shumë ulje dhe ngritje, është normale për një të ri që po përjetonte gjithmonë gjëra të reja. Por të gjithë trajnerët më kanë dhënë qetësi dhe në 2022-shin kam qenë më i qetë dhe me më shumë eksperiencë”.

Në lidhje me kombëtaren: “Na pëlqen të luajmë bashkë në sulm me Neymar-in dhe të tjerët. Kjo ndihmon shumë”, ka thënë Vinicius.

“Ney është idhulli im, me Paqueta-n kam luajtur gjithmonë për Flamengo-n, dhe Raphinha-n e kam vlerësuar gjithmonë qëkur ka luajtur në Portugali.

“Provojmë të shënojmë sa më shumë gola të jetë e mundur për të qenë gjithmonë më të lidhur dhe për të shkuar në Kupën e Botës në mënyrën më të mirë të mundshme".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat