Luka Sucic është një nga talentët që ka rritur skuadra Red Bull Salzburgut në Austri.
Mesfushori 19-vjeçar i ka befasuar të gjithë këtë sezon bashkë me Adeyemin.
Për këtë arsye ka ngjallur interesimin e disa skuadrave nga ligat kryesore evropiane.
Njëra prej tyre është Newcastle. Klubi austriak kërkon 20 milionë euro dhe “Magpies” e shohin si profilin ideal për atë që kërkojnë, një mesfushor të ri që mund të zhvillohet nën urdhrat e Eddie Howe.