Atletico Madrid po bën lëvizjet e fundit drejt Paulo Dybala.
Skuadra madrilene ka qenë në mesin e skuadrave të interesuara për Dybala qysh nga janari i kaluar.
Së fundmi, ‘Rojiblancos’ kanë bërë edhe lëvizjen e fundit drejt lojtarit.
Kjo lëvizje rivalizon Romën dhe Interin që shihen si skuadrat më afër nënshkrimit të lojtarit.
Lojtari pritet të marrë vendimin e tij për të ardhmen gjatë këtyre ditëve.
Ai u largua nga Juventus pas shtatë viteve me ‘Zonjën e Vjetër’.