Shqipëria kundër Anglisë, trajneri Bushi zbulon formacionin

Futboll

Shqipëria kundër Anglisë, trajneri Bushi zbulon formacionin

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 20:15
Shqipëria kundër Anglisë, trajneri Bushi zbulon formacionin

Kombëtarja U21 zbret në fushë për ndeshjen kualifikuese të Euro 2023 teksa luan në transfertë ndaj Anglisë.

Kuqezinjtë janë para një sfide të vështirë pasi britanikët janë kryesuesit e Grupit G me 10 pikë më shumë se Shqipëria, ndërsa së fundmi britanikët fituan edhe në Elbasan Arena me rezultatin 0-3.

Gjithsesi, me besimin për një performancë të mirë, trajneri Alban Bushi ka publikuar edhe formacionin titullar teksa në portë e nis nga minuta e parë Bruno Puja i Egnatias, ndërsa luan edhe Adrian Bajrami në mbrojtje i cili është një kontigjent edhe për kombëtaren e Rejës.

Sakaq, shiriti i kapitenit është në krahun e Jurgen Çelhakës ndërsa nga ana tjetër në sulm starton treshja Muçi, Rrapaj teksa është improvizuar në këtë rol Ismajlgeci i Tiranës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat