Kombëtarja e Italisë sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.
Në xhiron e dytë të Grupit 3 në Ligën A, italianët do të përballen me liderët e grupit, Hungarinë.
Hungaria me tri pikë i prin këtij grupit pas fitores ndaj Anglisë, teksa Italia është e treta me një pikë.
Në ndeshjen paraprake, “Azzurrët” barazuan me Gjermaninë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Dino Manuzzi”.