Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve shumë interesante të kësaj mbrëmje në kuadër të Ligës së Kombeve.
Gjermania dhe Anglia janë duke luajtur me barazim pa gola në ndeshjen e cila po zhvillohet në Gjermani dhe është e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A.
Nga ana tjetër, dy gola janë realizuar në ballafaqimin ndërmjet Italisë dhe Hungarisë.
Është skuadra e Roberto Mancinit duke avancuar me rezultat 2-0 me golat e realizuar nga Nicolo Barella në minutën e 30’ dhe Pellegrini në minutën e 45’.