Klubi i futbollit Drenasi ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën kryetrajnerit Leotrim Krasniqi.
Drenasi është anëtar i Ligës së Parë të Kosovës.
“Më pëlqyen ambiciet e drejtuesve të klubit për ta dërguar klubin drejt sukseseve dhe në këtë drejtim jemi së bashku.
Qëllimi ynë në këtë kampionat është të jemi ekip sa më kompetitiv, të krijojmë mentalitet të fituesit dhe të ndërtojmë modelin tonë të lojës”, ka thënë Krasniqi.