Gjermania ka barazuar me rezultat 1:1 me Anglinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit 3 të Ligës A të Kombeve.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit e me raste shënimi qoftë të gjermanët qoftë të anglezët.
Dy gola u shënuan në stadiumin “Allian Arena” në Munih, në një atmosferë spektakolare.
Ndeshja e zjarrtë mes Gjermanisë dhe Anglisë, por që asnjëra palë nuk ia doli të merr trepikëshin.
Në minutën e 50-të, futbollisti Jonas Hofmann nga rreth 12-13 metra me goditje të fortë e të saktë shkund portën e portierit Pickford, 1:0.
Në minutën e 77-të, Harry Kane shpërdoron një rast ideal, nga afërsia godet fuqishëm drejt qendrës së portës, por portieri gjerman Manuel Neuer tregon aftësitë e tij dhe bën një pritje të shkëlqyer për t’ia mohuar golin.
Dy minuta (88’) pa përfunduar sfida penallti për Anglinë, të cilën e shndërron në gol Harry Kane.
Gjermania regjistron barazimin e dytë rresht pas asaj (1:1) me Italinë dhe Anglia fiton pikën e parë pas humbjes në start me 1:0 në Budapest nga Hungaria.
Në Grupin 3, Gjermania kryeson me 4 pikë sa ka edhe Italia, pasojnë Hungaria 3 dhe Anglia me 0 pikë.