Italia pas barazimit 1:1 me Gjermaninë, sonte shënoi fitoren e parë në Grupin 3 të Ligës A të Kombeve në futboll.
Italianët e mposhtën me rezultat 2:1 Hungarinë, ndeshja u zhvillua në stadiumin “Dino Manuzzi” në Cesena.
Hungarezët pësuan humbjen e parë pas asaj fitore senzacionale me 1:0 ndaj Anglisë në xhiron e parë.
Në minutën e 30-të, Barella shënoi eurogol nga rreth 17 metra në këndin e djathtë të epërm të Hungarisë.
Për Italinë shënuan Barella (30'), Pellegrini (45') dhe për Hungarinë Mancini (autogol 61').
Në Grupin 3, Italia kryeson me 4 pikë, pasojnë Hungaria 3, Gjermania 2 dhe Anglia me 1 pikë.