Gerti Arifi është një futbollist i talentuar që po rritet te Shkëndija e Tetovës. Gerti luan për gjeneratën U15 që drejtohet nga trajneri Fatih Huseini.
Djaloshi premtues ka shkëlqyer në fundjavë, duke shënuar dy gola për kuqezinjtë e vegjël kundër ekipit New Star nga Shkupi, në të cilën ndeshje Shkëndija fitoi me rezultat 5-1.
15-vjeçari luan në pozitën e sulmuesit.
Ndeshja i ka takuar javë së parafundit të kampionatin të ligës së Shkupit.
Në ndeshjen e fundit, Shkëndija U15 do të udhëtojë për në Kumanovë, ku do të takohet me Kumamova Milano 2010.
Ëndrrat e Gertit janë të mëdha. Ai dëshiron që një ditë të vesh fanellën e ekipit senior të Shkëndijës së Tetovës, ndërsa më pas të luaj në ndonjë klub të madh europian.