Chelsea nuk e preferon dhënien në hua të sulmuesit belg

Futboll

Chelsea nuk e preferon dhënien në hua të sulmuesit belg

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 12:30
Chelsea nuk e preferon dhënien në hua të sulmuesit belg

Klubi anglez Chelsea nuk e preferon dhënien në hua të sulmuesit belg, i cili me këtë rast do të rikthehej tek “Nerazzurri” pas një viti.

Sipas mediumit italian “Il Corriere della Sera”, në mesin e lojtarëve që mund të përfundojnë në “Stamford Bridge” në këmbim të Lukakut janë: Bastoni, Lautaro, Skriniar e Barella.

Prej tyre, më të preferuarit për “Të Kaltrit” janë Barella dhe Lautaro, të cilët do të përfundonin në Londër, e Lukaku në Inter, një shkëmbim ky kokë më kokë.

Mbetet të shihet nëse Interi është i gatshëm për ta bërë këtë sakrificë.

Gjithçka mund të mbyllet gjatë këtij muaji, ndërsa ish-futbollisti i Evertonit dhe Manchester United e ka kërkuar largimin nga Londra pasi eksperienca e tij aty ishte prapë dëshpëruese.

29 vjeçari kishte shpërthyer në Serie A duke e ndihmuar Interin të shpallej kampion i Italisë.

Përfaqësuesi belg dëshiron të rikthehet tek “Nerazzurri” për t’i vazhduar sukseset, aty ku i kishte lënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat