Mesfushori spanjoll, Saul Niguez ka konfirmuar largimin nga Chelsea.
Konfirmimi erdhi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”.
Saul iu bashkua Chelseat në formë huazimi nga Atletico Madridi, por tani ai do të rikthehet përsëri te Atletico pasi klubi londinez nuk do ta blej kartonin e mesfushorit.
“Përshëndetje ‘Blu’, po shkruaj me rastin e largimit tim nga ju.
Do të doja të falënderoja klubin që u përpoq të kujdeset për çdo detaj për të më bërë të ndihem si në shtëpinë time. Do të doja gjithashtu të vlerësoja secilin punëtor, faleminderit. Faleminderit që e bëtë këtë klub shumë më të madh”, ka shkruar Niguez.