Veterani kroat Luka Modriç dhe Real Madrid kanë vazhduar bashkëpunimin.
Reprezentuesi kroat sot pasdite ka zyrtarizuar renovimin e kontratës edhe për një sezone.
37 vjeçari me kontratën e re mbush 12 sezone tek kampionët e Spanjës dhe Evropës.
Modriç është padyshim një nga lojtarët kryesor tek ‘Los Blancos’ viteve të fundit.
Pavarësisht moshës, kroati ka dhënë kontribut të çmueshëm në suksesin e Realit në sezonin që u mbyll pak ditë më parë duke fituar La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.