Hamdi Namani do të vazhdojë ta veshë fanellën e Dritës.
Mesfushori kualitativ bëri paraqitje pozitivë në sezonet e fundit me gjilanasit, të cilët i bindi për ta vazhduar bashkëpunimin.
Me këtë rast, “Lumi”, siç e ka nofkën ai, e ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet me nënkampionin e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjilanas përmes rrjeteve sociale.
Namani është pjesë e klubit bardhekaltër qe tri vjet, ndërsa më parë ishte edhe pjesë e Llapit.
Ai i ka realizuar 18 gola me “Intelektualët” nga 103 ndeshje të zhvilluara.
Me Namanin, mesfusha e Dritës do të jetë më e fortë, si në garat vendore, ashtu edhe në ato evropiane.