Sulmuesi i Interit i vetofrohet Barcelonës

Futboll

Sulmuesi i Interit i vetofrohet Barcelonës

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 15:33
Sulmuesi i Interit i vetofrohet Barcelonës

Aleksis Sançez dëshiron ta lërë Interin, një vit para përfundimit të kontratës dhe është në kërkim të një klubi.

Pas ofertave të Sevijas e Gallatasarait, vetë Sançez i është ofruar Barcelonës.

Duke parë interesimin e katalanasve në janar, sulmuesi mendoi se mund të ishte një opsion i favorshëm për klubin, por ka qenë Ksavi ai që ka refuzuar rikthimin e kilianit te Barça.

Trajneri blaugran është në kërkim të lojtarëve cilësorë dhe me personalitet, por në moshën 34-vjeçare edhe pse mund t’i sigurojë këto, Sançez nuk është një investim afatgjatë dhe me interes për spanjollët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat