Tirana ka zyrtarizuar afrimin e dytë në merkato. Kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me Florent Hasanin, i cili luan si mesfushor ofensiv dhe sulmues i djathtë.
25-vjeçari nga Vushtrria ishte pjesë e hungarezëve të Gyior sezonin e kaluar (3 gola), teksa ka provuar të luajë edhe në Izrael (Hapoel Kfar Saba), Hungari (Diosgyor) dhe Kosovë (Vushtrria dhe Trepça ‘89).
Hasani, i cili njihet për goditjen e fortë dhe realizimin e golave të bukur, numëron tetë ndeshje dhe një gol me përfaqësuesen e Kosovës.
Tani do të provojë veten në Abissnet Superiore prej sezonit të ardhshëm, ndërkohë që me bardheblutë e Tiranës do të ketë mundësinë të luajë në Champions League.