Futbollisti Lirim Kastrati ka thënë se edhe humbja është pjesë e lojës dhe se skuadra tashmë ka lënë mbrapa ndeshjen me Greqinë dhe se është e koncentruar tek ndeshja me Irlandën e Veriut.
Ai së bashku me trajnerin Alain Giresse janë shfaqur në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes.
"Jemi të fokusuar për ndeshjen që e kemi. Jemi përgatitur mirë.
Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Duhet treguar veten", ka thënë Kastrati.