Tottenham arrin marrëveshje me Fraser Forster

Futboll

Tottenham arrin marrëveshje me Fraser Forster

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 19:18
Tottenham arrin marrëveshje me Fraser Forster

Tottenham ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Fraser Forster si lojtar i lirë.

34-vjeçari do të bashkohet me Spurs në fillim të korrikut pasi kontrata e tij me Southampton të përfundojë zyrtarisht. 

"Jam absolutisht i kënaqur," tha Forster për faqen e klubit. “Kjo është një mundësi fantastike për mua. Kur vjen një ekip si ky është e pamundur të thuash jo".

Marrëveshja e tij me Tottenham është për dy vite.

Forster ka kaluar tetë vitet e fundit me Southampton, ku bëri 134 paraqitje për klubin në Premier League, megjithëse një sezon në huazim te Celtic.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat