Agjenti i Bastonit jep përgjigjen mbi të ardhmen e mbrojtësit!
Alesandro Bastoni ka qenë padyshim një prej emrave më të përfolur këto javë në radhët e Interit, i cili përflitej për një largim të mundshëm nga klubi zikaltër.
Për këtë temë ka zgjedhur që të flasë vetë agjenti i mbrojtësit, i cili pas një takimi me drejtuesit e klubit ka zbardhur të ardhmen e Bastonit.
“E ardhmja e Bastonit? Ai sigurisht që do të mbetet pjesë e Interit.
Ai është i lumtur që të luajë me zikaltrit. Ne e respektojmë kontratën, më pas nëse do të na thërrasin atëherë ne do të mendohemi”, ishin fjalët e agjentit të futbollistit, Tulio Tinti.