Silvio Berlusconi e do sërish te Monza, ekip që do të luajë sezonin e ardhshëm për herë të parë në histori në Serie A, por Mario Balotelli mund të vazhdojë karrierën në La Liga.
Gannaro Gattuso është shumë afër uljes në pankinën e Valencias dhe dëshira e tij e madhe për sulmin quhet Balotelli. Ish-mesfushori i Milanit është bindur nga sezoni i fundit i 31-vjeçarit në Turqi.
Balotelli regjistroi 18 gola dhe 4 asiste me Adanasporin, teksa Gattuso i ka kërkuar drejtuesve të Valencias t’i sjellin ish-sulmuesin e Italisë në skuadër.
Pas aventurave në Serie A, Premier League dhe Ligue 1, transferimi në La Liga do t’i mundësonte Balotellit të luante në katër nga pesë kampionatet më të forta në kontinent.