Në prag të përballjes me Irlandën e Veriut, trajneri i Kombëtares së Kosovës Alain Giresse po përballet me telashe të mëdha.
Trajneri francez nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e portieri Aranet Muriç dhe mbrojtësit Fidan Aliti të cilat janë të pezulluar për shkak të kartonëve të kuq në ndeshjen me Greqinë.
Në dyshim për të luajtur nesër në “Fadil Vokrri” është edhe qendërsulmuesi Vedat Muriqi i cili edhe në stërvitjen e së mërkurës u pa duke punuar i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Por, telashe për Giressen nuk mbarojnë këtu. Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se në stërvitjen e sotme është lënduar edhe anësor në top formë Edon Zhegrova. Ai pas lëndimit është larguar nga stërvitja dhe do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
“Telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës. Si rrjedhojë, ai u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK.