Selektori i Irlandës së Veriut, me deklaratë interesante për Kosovën

Futboll

Selektori i Irlandës së Veriut, me deklaratë interesante për Kosovën

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:31
Ian Baraclough

Selektori i Irlandës së Veriut, Ian Baraclough konsideron se të gjitha skuadrat e grupit kanë mundësi të dalin në vendin e parë. 

Ai një ditë para ndeshjes me Kosovën ka folur në një konferencë për shtyp në Prishtinë. 

“Kushdo mund të përfundojë i pari në grup, kjo është e vërteta. Në këtë grup me të vërtetë të gjitha ekipet kanë potencial, qoftë Greqia, qoftë Kosova, qoftë madje edhe Qipro, e cila për ne ishte një arrë e fortë për t’u thyer.

Me të vërtetë mund të them që i kam shikuar të gjitha ndeshjet e grupit, edhe ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe me të vërtetë këtu nuk dihet se kush është favorit për ta zënë vendin e parë”, ka thënë trajneri irlandez.

Ai e ka cilësuar Kosovën si një kombëtare me përbërje shumë cilësore dhe me futbollistë kualitativë.

"Kosova ka në përbërje shumë lojtarë cilësorë dhe të nivelit të lartë. Unë vërtet jam i impresionuar me ekipin e Giresse, Rashica, Muriqi, Zhegrova e të tjerë janë shumë lojtarë të rrezikshëm", ka thënë Baraclough.

"Ne do të mundohemi t’ua mohojmë atyre pasimet, t’ua mohojmë atyre shanset".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat