Viktimë e një frakture të fibulës në gusht 2021, Wesley Fofana u rikthye në fushë në Old Trafford më 2 prill. Qendërmbrojtësit 21-vjeçar iu deshën vetëm disa javë dhe 12 fillime për të rifituar nivelin e tij më të mirë.
Leicester e mbyli i 8-ti në Premier League dhe arriti gjysmëfinalet në Ligën e Konferencave. Një rikthim në plan të parë, i cili ka ringjallur interesin e disa klubeve te mëdha që tashmë e ndiqnin përpara dëmtimit të tij.
Ketu duke përfshirë Chelsea dhe Manchester United. Chelsea, i cili gjithashtu dëshiron Jules Koundé, mund të fillojë duke paraqitur një ofertë për lojtarin e Sevilla-s, dosja e të cilit konsiderohet më pak e komplikuar.
Sepse Fofana sapo është rinovuar te Leicester deri në vitin 2027 dhe nuk do të jetë e lehtë të largohet. Dhelprat do të pranonin të paktën 80 milionë euro për ta shitur dhe jo me pak se sa kaq…
Një kompensim rekord, por që nuk ka gjasa të dekurajojë kërkuesit e mësuar me nxjerrjen e klauzolave të lirimit.Lojtari i sapomartuar tashmë është duke u fokusuar në përgatitjen fizike për të qenë gati për të përballuar sfidat që do t’i dalin sezonin e ardhshëm.