Tashmë është zyrtare, Aleksandër Lakazet rikthehet te Lioni pas 5 vitesh!
Sulmuesi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare deri më 30 qershor 2025, duke lënë Arsenalin për tu rikthyer në “shtëpi” aty ku u bë dhe i njohur si futbollist.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Lionit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen francezit 31-vjeçar.
Në sezonin që përfundoi, Lakazet me fanellën e Arsenalit u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 30 ndeshje ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 7 asiste për shokët e skuadrës.