Bleart Tolaj është larguar zyrtarisht nga Prishtina.
Sulmuesi i talentuar kosovar ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën kryeqytetase.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit bardhekaltër që ka konfirmuar largimin e Tolajt me marrëveshje të dyanshme.
Njoftimi i plotë i klubit:
FC Prishtina dhe mesfushori-sulmues, Belart Tolaj, e kanë ndërprerë bashkëpunimin.
22-vjeçari në verën e vitit të kaluar u bë pjesë e skuadrës më të madhe në Kosovë.
Tolaj ka vendosur që të ndryshojë mjedis teksa me marrëveshje është larguar nga skuadra jonë.
Në 23-paraqitje me Prishtinën, Blearti ka arritur që t’i realizojë edhe dy gola si futbollist i kryeqytetaseve.
Familja “bardhekaltër” i dëshiron shëndet e suksese në karrierë Bleartit.