Futbollisti shkupjan, Jakup Berisha është larguar nga skuadra e Pelisterit.
22 vjeçari ndahet me skuadrën nga Manastiri, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut.
Berisha tashmë është futbollist i lirë dhe do të kërkojë mjedisë të ri për të vazhduar karrierën e tij.
Berisha te Pelisteri luajti për një sezon, ndërsa u transferua nga Shkupi.
Ai më herët ishte pjesë e Shkëndijës dhe Vardarit.