Milani vazhdon projektin për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Klubi kuqezi nuk i ndahet “tregut” francez, ku synon të rrëmbejë Jean Onana, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Girondins Bordeaux, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligue 2.
Kamerunasi, i cili ka kontratë deri në verën e 2026-ës me Bordeaux vlerësohet 10 milionë euro dhe në garë për kartonin e tij është edhe Schalke 04.
Për të mposhtur konkurrencën e klubit gjerman, kuqezinjtë do të shfrytëzojnë marrëdhëniet e mira që kanë me drejtuesit e klubit francez, pasi edhe më pare kanë konkretizuar marrëveshje në transferimin e lojtarëve.
Në sezonin që u mbyll, mesfushori luajti në 23 ndeshje në Ligue 1 dhe në to ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.