Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte në ‘Fadil Vokrri’ pret Irlandën Veriore, sfidë kjo në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” pas humbjes synon fitore kundër Irlandës Veriore, në një sfidë që pritet të jetë interesante.
Futbollistët e udhëhequr nga trajneri francez, Alain Giresse po konsiderohen favorit përballë atyre të Irlandës së Veriut.
Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për këtë përballje.
Fitorja e Kosovës është llogaritur me kuotën 2.15, barazimi 3.10, kurse për triumfin e irlandezoveriorëve kuota është 3.60.
Ndeshja Kosova-Irlanda Veriore nis në orën 20:45.