Serie A përfundoi me triumfin e Milanit me titullin kampion që i mungonte kuqezinjve prej 11 vitesh dhe edicioni i ri futbollistik do të ngrejë siparin më 13 gusht.
Së fundmi Liga e Serie A ka habitur me çmimin e dhënë së fundmi për fushën më të mirë të kampionatit që përfundoi.
Ajo që vihet re më shumë është se nuk janë stadiumet e skuadrave të mëdha si “Giuseppe Meazza” i Interit apo Milanit, “Allianz Stadium” i Juventusit, “Olimpico” i Romës dhe Lacios apo edhe “Diego Armando Maradona” e Napolit.
Fusha më e mirë e kampionatit të sezonit të kaluar është shpallur ajo e stadiumit “Dacia Arena” e skuadrës së Udinezes.
Një vlerësim i madh ky për klubin nga Friuli.