Arrihet akordi, mesfushori i Interit pranë transferimit te kuqezinjtë!
Nga Kili janë të sigurt, Arturo Vidal ka arritur akordin me Flamengon dhe në ditët në vijim do të vijë dhe zyrtarizimi si përforcim i ri i klubit brazilian.
Sipas asaj që raporton “Lahora.cl”, mesfushori po përgatitet për kalimin në Brazil.
Gjithashtu sipas mediave kiliane, agjenti i mesfushorit të Interit në këto orë po punon për të bërë përfundimtare kalimin e tij në Brazil dhe t’i japë lamtumirën Interit dhe kontinentit të vjetër ku ka shkëlqyer me paraqitjet dhe duke fituar trofe.