Policia e Kosovës me plan operativ për sfidën Kosova-Irlanda Veriore

Futboll

Policia e Kosovës me plan operativ për sfidën Kosova-Irlanda Veriore

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 12:57
Policia e Kosovës me plan operativ për sfidën Kosova-Irlanda Veriore

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Irlandën Veriore, sfidë kjo që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Dardanët” dhe irlandezët do ballafaqohen në kuadër të xhiros së tretë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të zbatojë planin operativ ‘Loja e futbollit Kosovë-Irlandë e Veriut’.

“Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillojë ndeshje ndaj Irlandës së Veriut. Policia e Kosovës ka hartuar dhe do të zbatojë planin operativ për të ofruar siguri para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Policia do të kujdeset që në perimetrin e jashtëm (perimetri i dytë) të stadiumit të ofrojë siguri dhe të kujdeset për mbarëvajtjen dhe lëvizjen e personave në atë perimetër.

Rrugët që shkojnë drejt stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe përreth tij do të jenë të bllokuara për qarkullim dhe parkim të veturave. Pra, nuk do të lejohet hyrja e veturave nga rruga ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Fehmi Agani’ në drejtim të stadiumit dhe lëvizja apo parkimi përgjatë rrugës përreth stadiumit.

Kurse veturat zyrtare që lejohen të futën në atë zonë duhet të jenë të pajisura me leje të parkingut dhe do të futen në parkim vetëm nga rruga ‘Tirana’.9 Policia, në zbatim të planit operativ do të angazhohet edhe në kontroll më të detajuar të personave që shkojnë drejt stadiumit dhe nuk do të lejohen gjëra që mund të paraqesin rrezik në situata të tilla si dhe gjëra që janë të ndaluara për hyrje në stadium.

Personat të cilët nuk janë pajisur me bileta, apo të cilët përpiqen të qëndrojnë në afërsi apo për rreth stadiumit, sipas planit nuk do të lejohen të qëndrojnë, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës Veriore nis në orën 20:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat