Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 08.06.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të Kupës së Kosovës, ndeshjes së barazhit për edicionin 2021-2022.
Vendimet e plota:
FC” Drita“. Para fillimit të ndeshjes tifozët e FC ”Drita”, hudhin fishekzjarre , mjete piroteknike tymuese në fushë, në pjesën e barit sintetik dhe në shtegun e atletikës, duke e dëmtuar në disa vende (digjen nga zjarri i fishekzjarreve). Në min 5,6, 9, 10, hudhen mjete piroteknike plasëse në shtegun e atletikës dhe pjesën e barit sintetik si dhe hudhin fishekzjarre në fushë duke e dëmtuar fushën, pjesën e barit sintetik, shtegun e atletikës në disa vende dhe njekohësisht rrezikojnë shëndetin e futbollistëve në fushë. Në minuten 72, tifozët e FC ”Drita” ofendojnë në kor gjyqtarin kryesor të ndeshjes.
Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro si dhe obligohet FC “ Drita “ ,ta paguaj 50% të demit të shkaktuar në stadiumin “ Fadil Vokrri “.
Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
FC “Llapi”. Tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre në shtegun e atletikës në barin artificail si dhe në fushë duke shkaktuar dëme të duksheme ( disa pjesë digjen nga zjari i fishekzjarreve). Në min 17-të , tifozët e FC ”Llapi” hudhin fishekzjarre, mjete piroteknike plasëse me ç’rast dëmtohet fusha, shtegu e atletikës, në disa pjesë bari sintetik si dhe dy lleda te reklamave, gjyqtari kryesor ndërpreu ndeshjen per 2 min. Në min 47-të tifozët e FC ”Llapi” hudhin mjete piroteknike plasëse dhe fishekzjarre në fushë me ç’rast në disa pjesë dëmtohet fusha.
Pas perfundimit të ndeshjes tifozët e FC ”Lapi” kalojnë rretojat e tribunave hynë deri afër fushës dhe dëmtojnë (thyejnë) mbajtset e lledave 20 metra të gjatë.
Sipas raportit të personave zyrtar dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro si dhe obligohet. FC “ LLapi “ ,ta paguaj 50% të demit të shkaktuar në stadiumin “ Fadil Vokrri “. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët I iplotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).