Në rast se Irlanda e Veriut sonte (20.45) mposhtet nga Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të jetë shumë nxehtë për selektorin Ian Baraclough sepse do të jetë humbja e dytë pas Greqisë dhe barazimi me Qipron.
Në kryeqytetin e Kosovës janë rreth 500 tifozë nga Irlanda dhe ata janë të dëshpëruar me ekipin e tyre në dy ndeshjet e para.
Irlanda e Veriut nuk ka fituar në 12 ndeshje në Ligën e Kombeve, katër prej tyre datojnë para kohës së Baraclough.
“Me fat ndeshja e 13-të? Vizitorët kanë cilësinë për t'i dhënë fund një ecurie tronditëse në këtë garë.
Ajo që u nevojitet është plani i duhur për ta bërë atë.
Do të jetë magjepsëse të shohësh se si Baraclough e luan këtë me përzierje të gjeneratës, rinisë dhe futbollistëve me përvojë”, shkruan mes të tjera media e Irlandës së veriut”, belfasttelegraph”.
Ballafaqimi mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut, luhet në kuadër të xhiros së tretë të Ligës C të Kombeve.