ACR Messina është nxjerrë në shitje për një shifër të pabesueshme, për vetëm një euro. Klubi italian ia doli që të mbijetojë në Serie C dhe tashmë presidenti Pietro Sciotto ka vendosur që ta shesë klubin për shumën simbolike prej një euro.
Në një reagim në faqen e klubit, Sciotto bën me dije se e ka nxjerrë klubin në shitje për shifrën simbolike, vetëm sepse nuk dëshiron që të vazhdojë më aty.
“Deri më tani nuk kam marrë asnjë ofertë zyrtare për blerjen e ACR Messina, vetëm disa telefonata për të kërkuar informacion të shkurtër.
Janarin dhe majin e kaluar theksova se qëllimi im i fundit ishte të mbijetoja në Serie C dhe të largohesha. Me keqardhje të madhe, pas pesë vitesh në krye të ACR Messina-s së lavdishme, ritheksoj dëshirën time për të përfunduar rrugën time këtu, për këtë arsye kam vendosur të shes pronën e ACR Messina për shumën simbolike. prej 1 €. Është akti im i fundit i dashurisë.
E kam vendosur afatin 24 orësh të dielën e 12 qershorit, por ende asnjë reagim, do të analizoj situatën dhe do të marr vendimet pasuese, edhe nëse ato duhet të jenë të dhimbshme”, -shkruan kreu i klubit italian.
Pra, nga sot do të mund të blihet Messina për vetëm një euro, por i gjithë operacioni duhet të mbyllet shpejt, edhe sepse duhet ndjekur procedura për regjistrimin e ekipit në kampionatin e Serisë C 2022-2023.