Fadil dhe Xhevdet Muriqi, emocionojnë për Fadil Vokrrin!

Futboll

Fadil dhe Xhevdet Muriqi, emocionojnë për Fadil Vokrrin!

Nga: K. Goca Më: 9 qershor 2022 Në ora: 15:25
Xhevdet Muriqi - majtas, Fadil Vokrri në mes dhe Fadil Muriqi - djathtas

Fadil dhe Xhevdet Muriqi, legjendat e futbollit, edhe sot nuk mund të pajtohen se kanë humbur shokun dhe bashkëlojtarin e gjeneratës së artë të KF Prishtina, Fadil Vokrri!

Ata publikojnë një foto me Vokrrin në katërvjetorin e vdekjes së tij.  

Vëllezërit Muriqi emocionojnë duke përmendur edhe nofkën e Vokrrit.

Image

Xhevdet e Fadil Muriqi

“I përjetshëm kujtimi për Cirën”, shkruajnë vëllezërit Muriqi.

Fadil e Xhevdet Muriqi, si sot kujtojnë ndeshjet në elitën e futbollit ish jugosllav, me kapitenin Fadil Vokrri, kur mposhten Cërvena Zvezdën e Beogradit, Partizanin e Beogradit, Hajdukun e Splitit, Dinamon e Zagrebit, Vardarin e Shkupit, Zhelezniçarin e Sarajevës, Velezhin e Mostarit, Sllobodën e Tuzllës, Çelikun e Zenicës, Vojvodinën e Novi Sadit, Rijekën, Osijekun, Sarajevën, Sutjeskën e Nikshiqit, Buduçnostin e Podgoricës, Olimpinë e Lubjanës, Iskrën e Bugojnos, Radniçkin e Nishit, Dinamon e Vinkovcit etj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat