Casemiro dha një intervistë për “AS”, ku nënvizoi meritat e Carlo Ancelottit në sezonin e fundit, që e pa Real Madridin të fitonte La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve: “Ai është shembull në gjithçka. Të gjitha gjërat e mira që po përjeton i meriton”.
Braziliani, me Modric dhe Kroos përbëjnë një mesfushë të konsoliduar ndër vite: “Florentino na thërret ‘tre tenorët’. Besoj se ne e kemi fituar të drejtën të kujtohemi për shumë vite”.
Braziliani erdhi në Madrid nga Sao Paulo si lojtar i ri, duke luajtur gjashtë muajt e te Castilla, nga janari deri në qershor 2013. Gjatë kësaj kohe, Mourinho i mundësoi debutimin në ekipin e parë, në një ndeshje me Betis me “Bernabeu”.
Ai e njeh mirë “La Fábrica” dhe kjo e ndihmoi të thithte shpirtin madridist në bazë. Për këtë arsye, kur flet për përmbysjet e pabesueshme të skuadrës së tij ndaj PSG-së, Chelsea dhe City të Guardiolës, që kulmuan me fitoren e madhe ndaj Liverpool-it në “Saint-Denis”, ai shpreh çelësin e këtij klubi triumfues:
“Real Madridi nuk mund të konsiderohet kurrë i vdekur. Vetëm kjo filozofi të çon drejt të pamundurës.
Ky kampion i fituar në Paris do të mbahet mend përjetë. Është Liga e Kampionëve më e mrekullueshme që është fituar ndonjëherë”. Fjala e Casemiros, fjala e kampionit.