Liverpool ka besim se Bayern do të paguajë më shumë se 45 milionë euro

Futboll

Liverpool ka besim se Bayern do të paguajë më shumë se 45 milionë euro

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:59
Liverpool ka besim se Bayern do të paguajë më shumë se 45 milionë euro

Liverpool pret që Bayern të paguajë më shumë se 40 milionë euro për Sadio Mane.

Sipas The Telegraph, klubi anglez beson se anësori, kontrata e të cilit me Liverpoolin është deri në verën e vitit 2023, vlen më shumë se 45 milionë  euro. Liverpool është i bindur se Bayern do t’i plotësojë kërkesat.

Liverpool planifikon të përdorë të ardhurat nga shitja e Mane për të blerë sulmuesin e Benfica-s, Darwin Nunez. Sapo të finalizohet transferimi i Sadios te Bayerni, klubi anglez do të bëjë një ofertë për sulmuesin 22-vjeçar.

Më herët u bë e ditur se Liverpool refuzoi dy propozime nga Bayern për Mane. Klubi i Mynihut dha 35 milionë euro për anësorin, duke marrë parasysh bonuset për tre Topa të Artë radhazi dhe tre fitore në Champions League.

30-vjeçari bëri 50 paraqitje për klubin në të gjitha garat sezonin e kaluar, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 2 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat