E bujshme, Liverpooli arrin marrëveshje personale me Nunez

Futboll

E bujshme, Liverpooli arrin marrëveshje personale me Nunez

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 17:15
Darwin Nunez

Gjiganti anglez Liverpooli ka arritur marrëveshje personale me yllin e Benficas, Darwin Nunez, ndërsa ende nuk është arritur marrëveshja mes dy klubeve.

Nunez është bërë prioriteti kryesor i “Të Kuqve” për ta zëvendësuar senegalezin Sadio Mane, kurse raportimet transferimin e 22 vjeçarin po vazhdojnë të rriten.

Çdo marrëveshje për uruguaianin do të kalonte rekordin e transferimeve të Liverpoolit, por ky është një rrezik që gjiganti anglez është i gatshëm ta merr për të nënshkruar me një lojtar që shënoi 34 gola në 41 ndeshje për Benfikën sezonin e kaluar.

Në mediat portugeze ishte pohuar se një kontratë tashmë i ishte prezantuar Nunezit, dhe “The Athletic” tani raporton se kushtet personale veçse janë arritur.

Gazetarët e njohur David Ornstein dhe James Pearce e citojnë Liverpoolin si "një hap më afër" nënshkrimit të Nunez, me raportimin tashmë se vetë Nunez favorizon një kalim në “Anfield”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat