(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren me të ëmbël, në katërvjetorin e vdekjes së legjendës Fadil Vokrri! Një fitore për legjendën e futbollit dhe goli i parë bie pikërisht në minutën e 9-të, numër që e mbante në shpinë i ndjeri Vokrri por edhe data e përvjetorit të vdekjes së tij!
Në një atmosferë të bukur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kosova gjunjëzon me rezultat 3:2 Irlandën Veriore, në takimin e xhiros së tretë të Grupi 2 të Ligës C të Kombeve.
Kosova u paraqit pa portierin Arijanet Muriç (me karton të kuq) dhe futbollistët Fidan Aliti (me karton të kuq) e Edon Zhegrova (i lënduar).
Donat Rrudhani u largua nga fusha në minutën e 75-të, pas një lëndimit.
Minutat e fundit të sfidës, mbajtën në ankth dashamirët tanë, një Irlandë Veriore, që u shfaq shumë e rrezikshme dhe fat për Dardanët.
Në minutën e 8-të, Milot Rashica pengohet dhe penalltia. Vedat Muriqi i pagabueshëm nga penallti, 1:0.
Zymer Bytyçi në minutën e 20-të nga afërsia 7-8 metra shënoi gol të bukur në këndin e epërm të majtë pikërisht pas harkimit të Milot Rashicës së disponuar, 2:0.
Në minutën e 45-të, Shayne Lavery nga afërsia shënon me kokë dhe ngushton rezultatin në 2:1.
Në minutën e 52-të, Lirim Kastrati për bukuri harkoi e Vedat Muriqi me gju godet topin duke shënuar për 3:1.
Në minutën e 83-të, Daniel Ballard ngushton humbjen në 3:2. Në minutat e fundit Dardanët ishin me fat, pasi që hasën në presion të madh të rivalit.
Greqia kryeson grupin me 9 pikë, pasojnë Kosova 6, Irlanda Veriore 1 dhe Qipro 1 pikë.
Sfidën e radhës Kosova e luan të dielën në udhëtim, kundër Greqisë.
Kosova - Irlanda Veriore 3:2
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’), Ballard (83’).
Kartona të verdhë: Kastrati, Dresheviq, Fazliji – Lavery, Thompson.
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhanin (Fazliii 75’), V. Berisha (Domgjoni 79’), Dresheviq, Muslija, Rashica (Sahiti 89’), Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer (Bradley 86’), McCann (S. Charles 68’), Davis, Saville (Thompson 73’), McMenamin, Lafferty D. Charles 68’) dhe Lavery (Whyte 68’).
86’ Dramë në Prishtinë, gati barazuan mysafirët.
Kosova - Irlanda Veriore 3:2
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’), Ballard (84’).
Kartona të verdhë: Lavery.
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhanin (Fazliii 75’), V. Berisha (Domgjoni 79’), Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann (S. Charles 68’), Davis, Saville (Thompson 73’), McMenamin, Lafferty D. Charles 68’) dhe Lavery (Whyte 68’).
84' Daniel Ballard shënon për 3:2.
79’ Valon Berisha largohet dhe futet Toni Domgjoni.
Kosova - Irlanda Veriore 3:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’).
Kartona të verdhë: Lavery.
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhanin (Fazliii 75’), V. Berisha (Domgjoni 79’), Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.
76’ Rrudhani largohet nga loja për shkak të lëndimit.
Kosova - Irlanda Veriore 3:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’).
Kartona të verdhë: Lavery.
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhanin (Fazliii 75’), V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.
73' Rudhani duket paksa i lënduar por mundet të vazhdojë lojën.
71' Muriqi godet me kokë por jashtë portës.
67' Muriqi, Kastrati, Rashica me shokë; po tregojnë lojë të mirë.
64' Mbrojtja irlandeze është në presion të sulmit të Kosovës.
62' Kosova po shkon drejt fitores së dytë, ndërsa në anën tjetër Greqia është në epërsi 3:0 ndaj Qipros.
61’ Kosova po lufton me të gjitha forcat, kërkojnë edhe golin e katërt!
58' Irlanda Veriore në presion të madh!
55’ Atmosferë po, lojë po, kohë e freskët dhe një Kosovë që po tregon forcën ndaj rivalit.
Kosova - Irlanda Veriore 3:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia, 52’), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’).
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.
52' Vedat Muriqi si bishë, shënon për 3:1.
51' Kosova - Irlanda Veriore 2:1, nuk ka qetësi për Dardanët.
48' Fusha është ideale për lojë.
46' Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë: Kosova është në epërsi me rezultat 2:1 duke iu falënderuar golave të Vedat Muriqit (9’ – nga penalltia) dhe Zymer Bytyqit (20').
Duhet theksuar se Bytyqi nga afërsia 7-8 metra shënoi gol të bukur në këndin e epërm të majtë pikërisht pas harkimit të Milot Rashicës së disponuar.
Në minutën e 45-të, Shayne Lavery me kokë shënon dhe ngushton rezultatin në 2:1.
Kosova - Irlanda Veriore 2:1
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia), Bytyçi (20‘) – Lavery (45’).
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.
43' Dresheviq për pak nuk e befasoi portierin rival.
42' Irlanda kërkon golin.
41' Në presion të madh mysafirët.
38' Kosova po luan me komoditet, ka epërsinë.
Kosova - Irlanda Veriore 2:0
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia), Bytyçi (20‘).
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.
35' Kosova më e mirë, si fryt i kësaj edhe epërsia është 2:0 në favor të saj.
33' Fat për irlandezët! Muslija godet fuqishëm por portieri Peacock-Farrell shpëton portën e tij.
30' Rashica tenton por pa sukses, goditja e tij drejt në duart e portierit Peacock-Farrell.
29' Kartoni i parë i verdhë, Lafferty, pas ndërhyrjes ndaj Rrudhanit.
28' Irlanda Veriore ka 12 ndeshje që nuk i ka fituar në Ligën e Kombeve, çudi apo jo!
27' Mbi 200 shikues janël nga Irlanda Veriore në stadiumin "Fadil Vokrri", po e shijojnë atmosferën por edhe një mbrëmje të keqe me rezultat.
25' Mbi 13.500 shikues po bëjnë një atmosferë të rradhë, ashtu si iu ka hije Dardanëve.
22' Kosova sonte po e tregon fytyrën e vërtetë.
20' Zymer Bytyçi me zgjuarsinë e tij, shënon për 2:0.
18' Milot Rashica në pozitë jashtë loje.
17’ Donat Rrudhani po tregon lojë të mirë!
Kosova - Irlanda Veriore 2:0
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9’ - nga penalltia).
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.
16' Gjithçka po shkon mbarë, edhe shiu u ndal!
14' Armosferë e bukur sportive.
12' Kosova po tregon lojë të mirë ndaj rivalit.
9' Vedat Muriqi shënon nga penalltia, 1:0 për Kosovën. Gol për legjendën Fadil Vokrri! Goli bie në minutën e 9-të në katërvjetorin e tij dhe po në minutën e 9-të që ai e mbante edhe në shpinë numrin 9-të!
8' Penallti për Kosovën, pengohet Milot Rashica.
6’ Kosova e do fitoren me çdo kusht, deri me tani nuk ka asnjë rast për shënim.
Kosova - Irlanda Veriore 1:0
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 13.500.
Gjyqtar: Jakob Kehlet (Danimarka).
Shënues: Muriqi (9' - nga penalltia).
Kosova: Ujkani, Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, V. Berisha, Dresheviq, Muslija, Rashica, Bytyçi dhe Muriqi.
Irlanda Veriore: Peacock-Farrell, Ballard, Evans, Brown, Spencer, McCann, Davis, Saville, McMenamin, Lafferty dhe Lavery.
4' Lojë me kujdes të shtuar nga të dy ekipet.
3' Mbi 13.500 shikues në stadiumin "Fadil Vokrri".
1' Fillon ndeshja.
Intonohen himnet. Atmosferë madhështore.
Irlanda Veriore po kalon në një krizë të rezultateve.
Irlandezët deri me tani kanë një barazim e një humbje në Grupin 2 të Ligës C të Kombeve në futboll.
Habia tjetër është se në 12 ndeshjet e deritashme të Ligës së Kombeve nuk ka as një fitore!
Irlanda Veriore sonte në orën 20.45 do të luajë kundër Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.