Nënkampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit, përforcon radhët me një futbollist të shquar.
Drita synon të jetë e kompletuar në të gjitha repartet për sfidat ndërkombëtare dhe për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.
“Iran Junior është futbollisti më i ri i klubit tonë, FC Drita, ku edhe nënshkroi kontratë tri vjeçare me ne.
Ish-anëtari i KF Teutës dhe se fundmi i KF Ulpianës i është bashkuar DRITËS dhe sot ishte jetë pjesë e stërvitjeve me klubin tonë.
Edicionin që shkoi Junior ka zhvilluar 30 ndeshje në superligen e Kosovës dhe ka shënuar 5 gola.
FC Drita i dëshiron suksese në rrugëtimin tonë të përbashkët”, njofton FC Drita.