Zvicra assesi të këndellet, pëson humbjen e tretë rresht në Grupin 2 të Ligës A të Kombeve.
Në stadiumin në Gjenevë, Zvicra mposhtet me rezultat 1:0 nga Spanja.
Futbollisti Pablo Sarabia shënoi në minutën e 13-të për spanjollët.
Në pjesën e dytë, Xherdan Shaaqiri u ndëshkua me karton të verdhë pikërisht në minutën e 59-të.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u paraqitën titullarë në këtë sfidë.
Spanja shënoi fitore e parë pas dy barazimeve dhe Zvicra vargon humbjet.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 80-të.
Portugalia kryeson me 7 pikë, duke lëmë pas Spanjën me 5, Çekinë me 4 dhe Zvicrën me 0 pikë.