Kosova ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” treguan performancë fantastike sonte në “Fadil Vokrri” duke fituar dhe dominuar ndeshjen.
Pas ndeshjes, Rashica tha se gjithçka ishte në nivelin e duhur sot.
“Ishim më të sigurt, me më shumë vetëbesim në aksione. Na vyen motivimi dhe përkrahja e të gjithëve. Sot gjithçka ishte në nivelin e duhur”, tha Rashica.
Me këtë fitore, Kosova tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e dytë, tri më pak se Greqia që i prin grupit 2 në Ligën C.