Florent Muslija zhvilloi një ndeshje shumë të mirë ndaj Irlandës së Veriut. Mesfushori i Paderbornit në Bundesliga 2 analizoi triumfin 3:2 ndaj kombëtares ishullore, teksa foli edhe për kolegët e mesfushës.
“Jam në formë, e di si di të luaj. Shpresoj të kem dhënë maksimumin për ekipin. Jemi shumë të kënaqur që fituam ndeshjen.
Ndryshimi fizik? Po, duhet të punosh për vete që të bëhesh gjithmonë më i fortë. Më duket se jam bërë pak më i fortë.
Gjuajtjet nga distanca? Po, kam shumë vetëbesim. Duhet të jap gjithmonë maksimumin për të ndihmuar ekipin, brenda dhe jashtë fushës.
Mesfusha? U ndjeva shumë mirë në fushë, isha shumë i kënaqur me Dresevic dhe Valon Berishën. Shpresoj që edhe trajneri të jetë i kënaqur me ne”, deklaroi Muslija.