Chelsea dhe Real Madrid kanë mësuar se Raheem Sterling është gati të largohet nga Manchester City gjatë kësaj verë.
Mediet angelze të enjten shkruajnë së sulmuesi anglez, i cili me kampionët e Anglisë ka edhe një vit kontratë, është duke e menduar largimin nga skuadra e Pep Guardiolës.
Reprezentuesi i Anglisë është duke u monitoruar nga klubet e mëdha evropiane si Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Por, siç raportohet, tashmë interesim për lojtarin ka shprehur edhe Chelsea dhe Bayern Munich.
‘Blutë’ e Londrës dhe Real Madridi thuhet së janë futur seriozisht në garë për sulmuesin anglez.
City mësohet se është gati të presë ofertat për lojtarin e tyre gjatë kësaj verë në të kundërtën Sterling verën që vjen mund të largohet nga kampionët e Anglisë me parametra zëro.