Kosova arriti një fitore të madhe mbrëmë ndaj Irlandës së Veriut me rezultat 3:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Vedat Muriqi ishte protagonisti kryesor me dy gola të shënuar, duke arritur në kuotën e 20 golave në total për Kosovën në 41 paraqitje.
Pas ndeshjes, Muriqi reagoi edhe në rrjetet sociale, duke thënë se do të vazhdojnë të luftojnë.
“Çfarë nate e madhe dhe tri pikë masive. Do të vazhdojmë të luftojmë, hajde Kosovës”, shkroi Muriqi në Twitter.