Futbollisti Endrit Krasniqi njofton se nuk është pjesë e klubit me renome Prishtina.
Klubi bardhekaltër mbetet edhe pa një lojtar të spikatur.
Futbollisti tha se shpejti do të vendos për ekipin e ri.
“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bart fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit.
Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën.
Prishtina dhe tifozët e veçantë "Plisat" do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi sē shpejti në një ambient të ri”, njofton Krasniqi.