Sulmuesi i PSG-së, Neymar, mund të largohet nga klubi francez këtë verë.
Sipas “The Athletic”, klubi francez e kupton se do të jetë shumë më e lehtë të shesë lojtarë me paga më të ulëta. Më herët u raportua se lidershipi i parisienëve synon të arkëtojë nga shitja e sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi.
Marrëveshja aktuale e brazilianit me klubin parisien është deri në verën e vitit 2025. Portali “Transfermarkt” e vlerëson lojtarin 30-vjeçar me 75 milionë euro.
Neymar bëri 28 paraqitje për Parisin sezonin e kaluar, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 8 asiste.