Radamel Falcao do të mbetet tek Rayo Vallecano të paktën edhe një për sezon.
Drejtori sportiv i klubit spanjoll, David Cobeno, ka thënë se Falcao do të vesh fanellën e Vallecanos edhe sezonin e ardhshëm.
36-vjeçari verën e kaluar iu bashkua skuadrës spanjolle nga Galatasaray.
“Ai do të vazhdojë te ne edhe sezonin e ardhshëm dhe në ditët vijuese do të zyrtarizohet rinovimi i kontratës”, tha Cobeno.
Falcao në sezonin e fundit me Vallecanon ka zhvilluar 25 ndeshje duke shënuar gjashtë gola.